Mbyllja e USAID, Grenell jep detaje: Kosova i përfitoi 537 milionë dollarë

Mbyllja e USAID, Grenell jep detaje: Kosova i përfitoi 537 milionë dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së fundmi ka marrë vendim për mbylljen e Organizatës Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si USAID.

Me ç’rast, i dërguari për misione të posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, dje i ka publikuar të dhënat se sa para i kanë përfituar organizatat joqeveritare në Ballkan, gjatë këtyre katër vjetëve.

Sipas këtyre të dhënave, USAID gjatë viteve 2020-2024 i ka ndarë në total 1.7 miliardë dollarë.

Nga këto, Kosova ka përfituar më së shumti gjatë viteve 2020-2024, me 537 milionë dollarë.

E Shqipëria i ka përfituar 189 milionë dollarë gjatë katër vjetëve.

“Amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Ëashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur”, tha Grenell.

Sipas tij, miliarda dollarë u janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, presidenti Trump, vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave që SHBA-ja i jep për vendet e tjera.

Kjo është në kuadrin e masave që administrata e presidentit Trump po merr në Qeverinë federale dhe për programet e saj.

USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë. /Gazeta Enigma

Related Articles