Kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një intervistë në mediumin “Istogu Channel”, shkruan Gazeta Enigma.
I pari i ekzekutivit komentoi deklaratën e emisarit për misione të veçanta nga ShBA-të, Richard Grenell, i cili e kritikoi Kurtin me anë të një cicërime në rrjetin social “X”.
Aty, Grenell shkroi se Albin Kurti nuk është i besueshëm për administratën Trump dhe nuk ka qenë as për administratat e kaluara.
Kurti tha se punët me ShBA-të i kemi më mirë se asnjëherë më parë.
“Kurrë punët më mirë nuk i kemi pasë. Po blejmë helikopter Black Hawk mas sistemit anti-tank Javelin. Grantin më të madh ndonjëherë prej Amerikës, Kosova e ka marrë në mandatin tonë. Raportin me Amerikë nuk e kemi veç diplomatik, e kemi në mbrojtje, e kemi edhe në zhvillim e energji. Kurrë më mirë nuk u kon”, tha Kurti.
Ai tha se ka kritika e vërejtje, por ne duhet të ecim para.
“A ka ndonjëherë kritka, ka vërejtje, po na duhet me ecë përpara”, tha ai.