Ja sa ulëse në Kuvend marrin partitë sipas sondazheve të realizuara

Ja sa ulëse në Kuvend marrin partitë sipas sondazheve të realizuara



Disa sondazhe janë publikuar në Kosovë me tu mbyllur qendrat e votimit, shkruan Gazeta Enigma.

Rezultatet e EXIT POLL-it të realizuar nga UBO CONSULTING, me monstër të rreth 15 mijë ankesave e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 40.3 % , ndërsa PDK me 21.4 % , kurse LDK-ja me 19 % dhe AAK me 7.3%.

Sipas këtij rezultati LVV i merr 46 ulëse në Kuvend, PDK 24 ulëse, LDK 22 kurse AAK e Nisma 8 ulëse në total.

Kurse sipas sondazhit të “Albanian Post”, Levizja Vetëvendosje pritet të ketë 42 deputetë, PDK 26 deputetë, LDK 23 deputetë, AAK 9 deputetë.

Kurse sondazhi i Klan Kosovës i realizuar nga “PiPOS” e nxjerr LVV-në si fituese e 43 ulëseve në Kuvend. 25 ulëse janë të rezervuara për PDK, teksa 23 ulëse për LDK-në janë paraparë sipas sondazhit.

Rezultatet janë pa votat e diasporës / Gazeta Enigma.

Related Articles