Kosova dhe Shqipëria përmirësojnë pozitat në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Kosova dhe Shqipëria përmirësojnë pozitat në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Kosova ka bërë një përmirësim të ndjeshëm në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të publikuar nga Transparency International.

Sipas raportit, vendi ynë ka arritur një total prej 44 pikësh, ose me një ndryshim prej 3 vende më lartë, krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo i bije që Kosova renditet në vendin e 73-të nga 180 vende.

Shqipëria është përmirësuar ndjeshëm në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International. Vendi ynë është rritur me 5 pikë për vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, ndërsa në total numëron 42 pikë, nga 100 që janë pikët maksimale.

Në Shqipëri vlerësohen përmirësimet në sistemin e drejtësisë, teksa raporti shkruan se prokuroria dhe gjykatat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK) kanë fituar besimin e qytetarëve pasi kanë dënuar ish-ministrat, anëtarët e Parlamentit dhe kryetarët e bashkive. “SPAK vazhdon të hetojë një ish-president, ish-kryeministër dhe zyrtarë të tjerë publikë të nivelit të lartë”, thuhet në raport.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit mat perceptimin e korrupsionit të sektorit publik, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve. Rezultati i çdo vendi është një kombinim i të paktën 3 burimeve të të dhënave të nxjerra nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme.

Në raport theksohet se qasja gjysmake e Malit të Zi (46) ndaj reformave ka lënë të pazgjidhur kapjen e gjyqësorit, gjë që rrezikon të minojë përparimin e bërë nga Prokuroria e Posaçme e Shtetit dhe të vazhdojë pandëshkueshmërinë për zyrtarët e lartë.

Maqedonia e Veriut ka një rezultat prej 40 këtë vit, me një ndryshim prej -2 nga viti i kaluar, që do të thotë se renditet në vendin e 88-të nga 180 vende.

Duke vlerësuar 180 vende në mbarë botën, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit është treguesi kryesor global i korrupsionit në sektorin publik.

Related Articles