Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të martën mbrëma ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të padiskutueshme.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se qytetarët ia kanë besuar Vetëvendosjes mandatin e ri.
“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kur janë numëruar votat e rregullta në 99.57 % të vendvotimeve kryeson Vetëvendosje me 40.86 për qind pasuar nga PDK-ja me 22.04 për qind./ Gazeta Enigma