Një vrasje ka tronditur Skenderajn dje, ku si pasojë mbeti i vrarë Ismet Ibishi.
Policia ka arrestuar dy persona, B.I., 33 vjeç dhe H.I., 62 vjeç, të cilët janë babë e bir.
Gazetari Pleurat Salihu ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.
Ai ka theksuar se takimi mes viktimës dhe të dyshuarve nuk ka qenë i organizuar.
Dorasi ka vepruar i vetëm, ndërsa viktima ka qenë me fëmijën e tij.
Vajza e viktimës e cila është e mitur, ka qenë e pranishme duke e parë gjithë ngjarjen, deklaroi Salihu.