Kurti: Si fitues të qartë të zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne ta formojmë Qeverinë

Kurti: Si fitues të qartë të zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne ta formojmë Qeverinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e së mërkurës, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përkushtim të shtuar për të finalizuar procesin e numërimit të votave, teksa ka shtuar se përgjegjëse për formimin e Qeverisë, janë partia e tij, si fituese e zgjedhjeve, raporton Gazeta Enigma.

“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”, ka thënë Kurti në mbledhje.

Kurti vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këto zgjedhje, duke përfshirë edhe diasporën, e cila ka shënuar nivelin më të lartë të votimit ndonjëherë.

Ndërkaq kujtojmë se KQZ-ja ka përfunduar procesin e numërimit të votave në vend, teksa sot do të nisë numërimi i votave nga diaspora.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.9 për qind, pasur nga Partia Demokratike me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike me 17.64 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.46 për qind.

Related Articles