Një ngjarje e pa precedencë po ndodhë në Kuvendin e Komunës së Gjilanit, teksa pushteti fajëson partitë opozitare për mos miratimin e buxhetit vjetor, e këto të fundit thonë se i pari i Komunës po “bënë show”, duke thirrur seanca të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Enigma.
E në krejt këtë mes, veç një gjë është e sigurtë, qytetarët janë ata që po pësojnë nga lojërat politike të politikbërësve të Kuvendit Komunal të gjilanasëve.
Për nesër është thirrur një seancë e jashtëzakonshme, ku pritet të hidhet në votim propozim-buxheti.
Çka thotë kreu i Gjilanit – Kujt ja lë fajin ai?
Kryetari i komunës së Gjilanit pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme ka mbajtur një konferencë për media ku edhe ka njoftuar se ftesën për këtë seancë e kanë dërguar që dje, por sipas tij, kryesuesi i Kuvendit nuk e ka dërguar thirrjen.
“Seanca e sotme e thirrur nga ekzekutivi nuk ka arritur ta siguroj mbështëtjene nevojshme për të votuar buxhetin për Komunën e Gjlanit”, tha Hyseni.
Tutje ai ka theksuar se opozita me këto veprime janë duke bërë një rrëshqitje drejt një vepre penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
“Dua të paralajmëroj se dal nga dalë këto vëprime të opozitës së bashkuar të LDK-së, PDK-së, Lëvizjes së qytetarëve Vatra dhe Lëvizjes Srpska që vazhdimisht e bojkotojnë dhe Kuvendin edhe buxhetin janë një lloj rrëshqitje drejt elementeve të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, deklaroi Hyseni në konferencë.
Tutje ai ka theksuar se “kryesuesi i Kuvendit është një lloj vengle kryesisht e LDK-së dhe PDK-së është dukë konsumuar dhe duke dhënë elemente të cilat e përbëjnë veprat penale keqpërdorimit të pozitës zyrtare sipas kodite penal, neni 414. Veprat penale nuk kryhen vetëm me veprim, por edhe me mos veprim”.
E në fund Hyseni tha se “edhe sot kemi bërë thirrje për seancë urgjente nga ora 16:00, sepse kjo mund të kontestohet nga kryesuesi i Kuvendit dhe tash e tutje do të bëjmë vetëm thirrje për opozitën dhe i presim që të vijnë”.
Lidhur me këtë çështje, përfaqësues të partive opozitare kanë dhënë qëndrimet e tyre në një përgjigje për Gazetën “Enigma”.
PDK: “Nuk jemi pjesë e shfaqjeve artistike të kryetarit”
Përfaqësuesi i PDK-së, Riad Rashiti, ka deklaruar se partia e tij do të marrë pjesë në shqyrtimin e propozim-buxhetit, duke sjellë edhe propozimet e veta. Sipas tij, ato që do të kalojnë me shumicën e Kuvendit Komunal do të jenë pjesë e planifikimit të buxhetit për vitin 2025.
Megjithatë, Rashiti kritikoi mbledhjet urgjente të thirrura nga kryetari i komunës, duke i quajtur ato një “shoë politik”.
“Seancat urgjente janë për shoë-un politik të kryetarit të Gjilanit. Ne si PDK nuk do të jemi asnjëherë pjesë e shfaqjeve të tij ‘artistike’,” ka deklaruar Rashiti për “Enigmën”.
LDK: Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandon buxhetin për të enjten
Ndërkohë, Shpresa Kurteshi nga LDK ka sqaruar se sot nuk ishte seanca për votimin e buxhetit, por mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku propozim-buxheti për vitin 2025 është diskutuar dhe rekomanduar për seancën e së enjtes.
Në lidhje me këtë tematikë u deklaruar edhe Lutfi Haziri nga LDK, ku ka theksuar se qytetin e duan më shumë se partinë.
Kjo degë e kësaj partie në Gjilan, njofton se ”LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro”.
Haziri tha se Gjilanin e duan më shumë se partinë, kështu që të enjten, me datë 27 shkurt do ta ta miratojnë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët
“Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Në e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët”, tha Haziri.
Tutje, në komunikatën për medie shkruhet: “Duke qenë se LDK ka qenë dhe është gardiane e ligjshmërisë, në kuadër të kësaj, Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal ka organizuar sot dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2025, në përputhje me përgjigjen e datës 18 tetor nga ministri i MAPL-së ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit. Sipas ligjit, specifikohet decidivisht që Kuvendi Komunal duhet të organizojë dëgjime publike e jo ekzekutivi”.
Seanca e sotme dështoi për mungesë kuorumi
Deputeti më i vjetër i kuvendit komunal që e udhëhoqi këtë seancë në mungesë të kryesuesit, Ismajl Kurteshi, ka bërë thirrje që buxheti i komunës të votohet për të mirën e qytetarëve.
“Nuk ka të pafajshëm këtu. Leni konferencat për shtyp dhe paraqitjet se e doni Gjilanin e se doni Gjilanin. Fajtor janë të gjithë, unë kërkoj nga kryetari i komunës që ta kuptojë se ka drejtë me propozuar buxhetin por duhet të harmonizohet me opozitën”, tha ai.
Kujtojmë se kanë mbetur edhe dy ditë të votohet buxheti dhe të kalohet në çështje të tjera. /Gazeta Enigma/