Plagoset një 26-vjeçar në Prizren, policia del me detaje

Plagoset një 26-vjeçar në Prizren, policia del me detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së enjtes është plagosur një person në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë i plagosur është një 26-vjeçar.

“Me datën 06.03.2025, rreth orës 01:50 në rrugën ‘Durrësi’ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar ( Z.T. 31-vjeçar) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G. 26-vjeçar). Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është vetëdorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, pushkë automatike me numër serik AK -47, 2 karikatorë, 7 fishekë të kalibrit të panjohur dhe 1 gëzhojë.

I dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencën e avokatit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti thuhet se është cilësuar si “vrasje në tentative” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Related Articles