Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka ripërsëritur deklaratën e tij kur u pyet rreth formimit të Qeverisë, duke thënë se “bisedimet për formimin e Qeverisë do të fillojnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve”, raporton Gazeta Enigma.
Ai shprehet i bindur se Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga ai dhe partia e tij.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, pastaj Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje dhe unë” – ka thënë Kurti kur u pyet nga mediat. / Gazeta Enigma.