A do lejohet Hashim Thaçi për të ardhur në varrimin e babait – flasin nga Specialja

A do lejohet Hashim Thaçi për të ardhur në varrimin e babait – flasin nga Specialja

Ish presidentit të Kosovës që po mbahet në Hagë, Hashim Thaçi, dje i vdiq babai i cili po vuante nga një sëmundje e rëndë për çka po merrte trajtim në QKUK.

Specialja i dha leje Thaçit që të enjten ta vizitojë babanë e tij, Haxhi Thaçi, në QKUK ku qëndroi për rreth tri orë nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë nga Specialja të pyetur nëse do ta lejojnë Thaçin në varrimin e babat të tij, kanë theksuar se “gjyqtarët vendosin për këtë”.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigjen. / Gazeta Enigma.

Related Articles