Çka dihet deri më tash nga grabitja te “Albi Mall” – Dyshohet se ishin të përfshirë pesë persona të armatosur me AK-47

Çka dihet deri më tash nga grabitja te “Albi Mall” – Dyshohet se ishin të përfshirë pesë persona të armatosur me AK-47


Mesditën e të hënës një grabitje e armatosur ndodhi në një pjesë tëQendrës Tregtare “Albi Mall”, ku disa persona të armatosur e sulmuan një kompanie që po barte para, shkruan Gazeta Enigma.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një pjesëtar i sigurimit mbeti i plagosur. Përveç tij, plagë pësoi edhe njëri nga grabitësit, i cili po ruhet nga Policia.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me grabitjen dhe ka njoftuar se në bashkëpunim me hetuesit policor kanë ndalur një person, ndërsa po vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati.

“Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’ në oborrin e një qendre tregtare Albi Mall”.

“Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, njofton tutje Prokuroria.

Sinjali ka mësuar se bazuar në informacionet e para pas mbledhjes së provave nga ana e Policisë, rezulton se pesë persona kanë qenë pjesë e këtij grupi.

Të dyshuarit, të pajisur me armë të gjata të tipit AK-47 dhe me një automjet “Fiat pickup”, ngjyrë të bardhë, me targa gjermane, ia mësynë lokacionit ku ndodhej furgoni i kompanisë, rreth orës 10:30 të së hënës.

Plani i grabitësve dështoi dhe aty nisi shkëmbimi me armë zjarri, ku për pasojë punëtori i kompanisë që bartte para, mbeti i plagosur.

Siç u raportua dje, gjatë përleshjes, u plagos edhe njëri nga të dyshuarit, Milos Vukojevic, i cili aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai fillimisht kërkoi ndihmë mjekësore në Graçanicë pasi u arratis, por nuk shpëtoi nga Policia e Kosovës.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Vukojevic është ndaluar për 48 orë.

Pas sulmit, autorët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes dhe më vonë, vetura e tyre u gjet e djegur në fshatin Hajvali.

Related Articles