Gjykata Speciale e Hagës sërish është ka deklaruar rreth lejimit potencial të ish-presidentit Hashim Thaçi në pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij, shkruan Gazeta Enigma.
Nga kjo gjykatë kanë theksuar “aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij në Burojë të Skenderajt”.
Sikurse në përgjigjen paraprake nga Specialja kanë theksuar se “Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara. Aktualisht nuk ka kërkesa apo vendime publike për këtë çështje”.
“Deri më tani, Dhomat e Specializaura kanë menaxhuar 13 vizita të mbikqyrura në Kosovë për të paraburgosurit”, theksohet në përgjigjen e tyre.
Kujtojmë se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk iu ka lejuar pjesëmarrja në varrimin e babait./ Gazeta Enigma.