Pak para fillimit të seancës konstituive, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për votën e tyre në seancën e sotme, raporton Gazeta Enigma.
“Nuk ka situatë të tillë ku do të garantohet bllanko vota për gjithçka. Është pjesë e proceseve politike. Qeveria është krejt e ndarë nga Kuvendi”, tha ai.
Haziri tha se i takon partisë së parë të dalë me propozimin për kryetar.
“E kemi tash e një kohë të konfirmuar, te konstatuar dhe po presim që sot me u zbatu rezultati zgjedhor. Është në përgjithësinë e plotë të partisë së parë e cila sot me dalë me bë propozimin dhe partia jonë dhe partitë e tjera me i bë propozimet”, u shpreh Hazir