Edhe Mimoza Kusari – Lila e ka ripërsëritur se LVV-ja nuk është ajo e cila po bllokon situatën në Kuvend, sikurse potencoi deputeti tjetër i partisë, Hekuran Murati, raporton Gazeta Enigma.
“Në cilën rrethanë vota për është votë bllokuese, në asnjë rrethanë. LVV-ja nuk është bllokuesja”, tha Kusari – Lila.
Tutje ajo theksoi se për VV-në zgjedhjet mbesin opsioni i fundit, me ç’rast theksoi se situata bllokuese po dëmton shumë procese, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ndoshta opozita është duke e mendu se ata nuk i kanë votat për Qeveri të opozitës. Ne insistojmë në formimin e instiucioneve dhe shkurarja në zgjedhje për ne mbetet opsioni i fundit. Kjo situatë është duke shkakutuar edhe humbje”, tha Kusari – Lila. / Gazeta Enigma.
Kusari – Lila: VV-ja nuk është bllokuese
