Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka telefonuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për t’u njoftuar me situatën e përmbytjeve në Gjermani, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai i ka shprehur Gjermanisë ngushëllimet e popullit të Kosovës për viktimat e përmbytjeve.
Mehaj po ashtu ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të ofruar ndihmë logjistike me kapaciteteve ushtarake që ka Kosova.
“Pas lajmit të dhimbshëm për pasojat e përmbytjeve në Gjermani, menjëherë kam telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, z.Rohde, të cilit i shpreha ngushllimet në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet gjermane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme”, ka shkruar ai.