Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit vazhdon më 1 maj

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit vazhdon më 1 maj

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se më 1 maj do të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Kuvendi i Republikës së Kosovës përmes një postimi në prifilin e tyre në Facebook kanë dal me njoftimin se “ka vazhduar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit, e drejtuar nga deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari”.

“Në pikën e mbetur në vazhdimin e datës 27 prill, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, konfirmoi se kandidati i subjektit që përfaqëson vazhdon të mbetet deputetja Albulena Haxhiu”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Bazuar në rezultatin e votimit, 54 vota për, 44 kundër dhe tri abstenime, kryesuesi Dehari ndërpreu seancën për sot. Seanca vazhdon punimet më 1 maj, në orën 10:00″. /Gazeta Enigma/

Related Articles