Komuna e Deçani ka mbajtur sot takimin e Shtabit Emergjent ku është diskutuar për situatën në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.
Sipas një njoftimi, thuhet se në 24 orët e fundit 187 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta si shkak i helmimit nga uji i pijes.
Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Selmon Berisha, tha se krahasuar në 24 orët e kaluara kemi numër në rënie të pacientëve dhe se mund të themi se janë 65 pacient më pak që do të thotë se jemi duke e menaxhuar mirë situatën.
Ai bëri të ditur se jemi në fund të kësaj gjendej dhe gradualisht po i kthehemi normalitetit.
Në anën tjetër kryetari Bashkim Ramosaj, falënderoi të gjitha kompanitë dhe njerëzit e vullnetit të mirë për mbështetjen më kontingjente me uji të pijes për qytetaret e komunës së Deçanit, beri të ditur se 90℅ e qytetarëve tashmë janë furnizuar më uji të pijes nga ekipet vullnetare dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në stabilizim të kësaj gjendje.