Gjilani me përmbysje spektakolare ndaj Feronikelit merr tre pikë të arta

Gjilani me përmbysje spektakolare ndaj Feronikelit merr tre pikë të arta

Gjilani ka fituar me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar. 

Vendasit ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 23-të përmes Hasan Hysenit, i cili me kokë realizoi për 1-0 pas asistimit nga Leart Zekolli. 

Feronikeli ‘74 ia doli ta dyfishojë epërsinë në minutën e 34-të, ku sërish autor i golit ishte Hyseni që realizoi për 2-0 nga penalltia. 

Rikthimi i Gjilanit ndodhi në pjesën e dytë, ku futbollisti Almir Aganspahic ia doli që të realizojë të dy golat. 

Aganspahic fillimisht realizoi në minutën e 53-të për të ngushtuar rezultatin në 2-1 pas asistimit nga Armend Thaçi. 

Golin e barazimit ai e gjeti në minutën e 82-të duke realizuar për 2-2, kësaj radhe pasi u asistua nga Oltion Bilalli. 

Gjilanasit patën mundësinë e artë për të përmbysur gjithçka, por Senad Jarovic dështoi të shënojë nga penalltia në minutën e 88-të. 

Sidoqoftë, në sekondat e fundit të ndeshjes në skenë doli sërish Aganspahic i cili realizoi për 3-2 në minutën e 96-të.

Pas këtij barazimi Gjilani shkon në kuotën e 45 pikëve dhe momentalisht mban pozitën e katërt në tabelë, teksa Feronikeli ‘74 tashmë të rënë në Ligën e Parë kanë 15 sosh.

Related Articles