Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur rreth deklarimeve të AAK-së se vendimet e Kuvendit do t’i dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se fillimisht do ta shohin lëndën, pastaj do të vlerësojnë përgjigjen e tyre kundrejt AAK-së.
LEXO EDHE: Shënohet dështimi i 13 në Kuvendin e Kosovës
“Nuk e kam parë ende lëndën, ju e dini që sa i përket dërgimit të rasteve në Gjykatë Kushtetuese, PDK-ja i ka dërguar 11, dhe kemi fitu 11. Do ta shqyrtojmë pa paragjykim, dhe pastaj do komunikoj me AAK-në”, theksoi ai.
Tutje ai foli edhe për dështimin e radhës së konstituimi të Kuvendit, teksa tha se ngjarja është shëndërruar në “tragji-komedi”.
“LVV-ja për të 13-tën herë, vërtetë është vështirë për ta përshkruar këtë situatë tragji-komedike, dhe e shpreh vullnetin tonë për insistimin që të dalim nga bllokada dhe të zgjedhim kryesinë e Kuvendit, përmes propozimit të një kandidati që vërtetë e merr shumicën e votave. Më vjen keq prej qytetarëve”. / Gazeta Enigma.
Krasniqi tregon nëse PDK-ja do ta përkrah iniciativën e AAK-së për ankesë në Kushtetuese
