Ambasadori gjerman i shqetësuar me protestën e veteranëve kundër Trendafiloves

Ambasadori gjerman i shqetësuar me protestën e veteranëve kundër Trendafiloves

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar për protestën e veteranëve të mbajtur dje para hotelit ku po qëndronte kryetarja e Dhomave të Specializuara të Hagës, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është pjesë e sistemit ligjor të Kosovës. Spas tij, institucionet duhet të sigurohet që Gjykata ta kryejë punën e saj pa pengesa.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore e mandatit të saj. Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit nga veteranët e UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund ta kryejë punën e saj pa pengesa”, thuhet në reagimin e ambasadës. / Gazeta Enigma.

Related Articles