Gjatë takimit me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka paraqitur atij pesë kërkesa, sipas sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Këto kërkesa janë:
-Nënshkrimi i Akordeve të Abrahamit me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin;
-T’u kërkohet të gjithë “terrroristëve të huaj” që të largohen nga Siria;
-Në mënyrë specifike, Trumpi e veçoi kërkesën që të dëbohen “terroristët palestinezë”;
-T’u asistojë Shteteve të Bashkuara në parandalimn e rishfaqjes së ISIS-it
-Të marrë përgjegjësinë për qendrat e ndalimit që lidhen me ISIS-in në pjesën verilindore të Sirisë
Qeveria siriane lëshoi një deklaratë pas takimit mes dy presidentëve. Theksi u vu të rëndësia e heqjes së sanksioneve që i ishin vendosur Sirisë.
Më tej, thuhet se Al-Sharaa e shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen rajonale dhe ndërkombëtare për Sirinë, raporton televizioni BBC.
Njoftohet se, pas takimit mes presidentëve, do të caktohet një takim edhe mes ministrit të Jashtëm të Sirisë, Asaad al-Shaibani, dhe sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio