BE del me raport përfundimtar për zgjedhjet e 9 shkurtit: Pati diskurs të polarizuar, reformat ende të nevojshme

BE del me raport përfundimtar për zgjedhjet e 9 shkurtit: Pati diskurs të polarizuar, reformat ende të nevojshme

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian në Kosovë ka publikuar sot raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shefja e Misionit, Nathalie Loiseau, tha se zgjedhjet e 9 shkurtit ishin konkurruese dhe të mbajtura sipas një kornize të re ligjore, por sipas saj, procesi nxori në pah sfida të rëndësishme organizative diskurs politik të polarizuar dhe fusha ku reformat janë ende të nevojshme.

“Në raportin e tyre përfundimtar, EU EOM thekson se, përderisa dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e organizuar mirë dhe fushata dinamike, procesi vuajti nga përgatitja e pamjaftueshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vonesat në nxjerrjen e rezultateve dhe politizimin e institucioneve kryesore”.

“Komisioni i Pavarur i Medias (KPM) dështoi të sanksiononte shkeljet në media. Përderisa peizazhi mediatik mbetet i larmishëm, ka ndarje të thella etnike, dhe u bënë vetëm përpjekje të kufizuara për të nxitur dialog ndërmjet komuniteteve. Gjithashtu vazhdojnë të mbeten shqetësimet në lidhje me sfidat me të cilat përballet transmetuesi publik”, thuhet në raport.

Më tej, shefja e Misionit, Loiseau tha se rekomandimet janë udhërrëfyes për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë, ku siç u shpreh ajo, ekziston nevoja për vullnet të vërtetë politik dhe dialog kuptimplotë nga të gjithë akterët zgjedhorë për t’i zbatuar ato me sukses.

“Edhe pse korniza ligjore ofron bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, zbatimi i saj nxori në pah paqartësi që kërkojnë sqarime legjislative. Ligji i ri zgjedhor prezantoi reforma të mirëpritura, mirëpo efektiviteti i tij u minua nga mungesa e përgatitjes dhe mangësitë operative”, thuhet tutje në raport.a to janë prioritare dhe të cilat synojnë forcimin e proceseve zgjedhore në Kosovë.

Gjashtë rekomandimet kryesore të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian në Kosovë mund t’i gjeni më poshtë:

Të forcohen garancitë ligjore në lidhje me anëtarësinë dhe sjelljen e zyrtarëve zgjedhorë, për të siguruar paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore.

Të kufizohen dhe specifikohen më tej përgjegjësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariatit të KQZ-së dhe komisioneve komunale zgjedhore për të decentralizuar vendimmarrjen e administratës zgjedhore aty ku është e përshtatshme dhe për të siguruar që operacionet e saj të jenë efikase dhe me kohë.

Të bëhet një auditim gjithëpërfshirës i pavarur i listës së votuesve, duke përfshirë perms analizës së brendshme të proceseve të regjistrimit dhe testimit statistikor dhe në terren, në konsultim me palët përkatëse të interesit për të adresuar shqetësimet mbi saktësinë e tyre dhe për të rritur besimin e publikut.

Të prezantohen përkufizime të qarta ligjore të termave kyç, përfshirë ato që lidhen me gjuhën nxitëse dhe përkufizimin e një ‘mbështetësi të subjektit politik’ brenda procesit zgjedhor.

Të vendosen kritere të qarta për përcaktimin e gjobave proporcionale të zbatueshme për shkeljet e Kodit të Mirësjelljes nga subjektet politike.

Të emërohen me kohë të gjithë anëtarët e KPM-së përmes një procesi përzgjedhës konkurrues dhe transparent.

Të krijohet një sistem i besueshëm dhe transparent i menaxhimit të rezultateve me procedura të qarta dhe të verifikueshme për të siguruar përpunimin e saktë të të dhënave të rezultateve.

Të sigurohet qasje e shpejtë në rezultatet preliminare, duke përfshirë të gjitha të dhënat përkatëse, si p.sh. pjesëmarrja e votuesve, votat e vlefshme dhe të pavlefshme, si dhe formularët e rezultateve të skanuara për vendvotim.

Related Articles