Mbyllet zyra ilegale e punësimit në veri, Elshani jep detaje

Mbyllet zyra ilegale e punësimit në veri, Elshani jep detaje

Të premten Inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë mbyllur objektin e Zyrës ilegale së Shërbimit Nacional për Punësim (NSZ) në Mitrovicën e Veriut.

Sipas autoriteteve gjatë inspektimit është ndërruar brava e derës, ndërsa nga ndërtesa janë hequr flamuri i Serbisë dhe tabela me emrin e institucionit ilegal.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili theksoi se policia ka asistuar inspektorët komunal në hyrje të ndërtesës që ata e konsiderojnë të tyre.

“Kur kemi hyrë në të, kemi has në prova që ne konsiderojmë që janë të kundërligjshme dhe përbejnë vepër penale”, ka shtuar ai.

Sipas Elshanit, pas kontaktimit me Prokurorin kujdestar, ndërtesa është mbyll. “Ka mbet që provat t’i dorëzohen prokurorit në mënyrë që të vendoset se si të lëvizet tutje. Nuk ka persona të arrestuar”. / Gazeta Enigma.

Related Articles