Gjuriq deklarohet për takimin e djeshëm me Spahiun

Gjuriq deklarohet për takimin e djeshëm me Spahiun

Politologu Nexhmedin Spahiu të shtunën e 17 majit u takua në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, raporton Gazeta “Enigma”.

Spahiu në një deklaratë për media bëri të ditur se në Beograd ishte në një konferencë, pastaj u ftua nga Gjuriqi, dhe se biseduan për rreth një orë.

Për këtë takim u deklarua dhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, i cii tha se me Spahiun folën për tejkalimin e tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike.

“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq në X. /Gazeta Enigma/

Related Articles