Pretendetja për pozitën e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu pas dështimit të 19-të të seancës së sotme është deklaruar për media, raporton Gazeta Enigma/
Ajo thotë se LVV-ja është pro konstituimit dhe e qartë në këtë kërkesë, por e njëjta gjë nuk vlen edhe për opozitën.
LEXO EDHE: Dështim pas dështimi – As sot nuk u zhbllokua Kuvendi
“LVV është e qartë se çka do, do që të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet me hapat e tjerë për formimin e Qeverisë dhe siç e dini mandatari ka pastaj 15 ditë në dispozicion që të votohet Qeveria. Por nuk është e qartë se çka po donë opozita, është e qartë që kanë preferenca, ne bazohemi në të drejtat kushtetuese, dhe ato vlejnë më shumë se çfardo preference tjetër”, theksoi ajo. / Gazeta Enigma.
Haxhiu: Është e qartë që LVV-ja e donë konstituimin e Kuvendit, e opozita jo
