Si shkak i reshjeve të mëdha të shiut edhe disa rrugë në Komunën e Gjilanit janë bllokuar, shkruan Gazeta Enigma.
Në disa pamje të publikuara shihet sesi është vështirësuar komunikacioni për shkak të ujit të madh në rrugë.
Përpos Gjilanit, reshje ka edhe në disa komuna tjera të Kosovës, teksa sipas parashikimeve, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.
IHMK-ja ka njoftuar se përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë edhe vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Enigma/