Zbulohet arsyeja e takimit mes Kurtit dhe Hamzës

Zbulohet arsyeja e takimit mes Kurtit dhe Hamzës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar sot në komunën e Mitrovicës së Jugut, ku u takua me kryetarin Bedri Hamza.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë në detyrë, në fokus të këtij takimi ka qenë puna e komunave dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe nivelit lokal për realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetarëve.

“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Përparim Kryeziu.

Para vizitës te Hamza, Kurti kishte takuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Kurti dhe Hamza ishin kundër-kandidatë për kryeministër në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Related Articles