Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Vetëm brenda 24 orëve në vend janë raportuar në Polici katër raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.

Një rast është raportuar në Komunën ë Podujevës ku viktima femër ka refuzuar të marrë tretman mjekësor.

Edhe në Prishtinë një femër ka qenë viktimë e dhunës në familje.

“Podujevë / 22.06.2025 – 22:30. Më 24.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima e ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

“Prishtinë / 24.06.2025 – 00:00. Është raportuar se një mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq i dyshuari është në kërkim policor”.

Ndërsa në Komunën e Fushë Kosovës u raportua se një mashkull kosovar që ka ushtruar dhunë viktimës femër është në kërkim policor.

E në Ferizaj u raportua se dy persona kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës kosovare, ku njëri nga ta është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 23.06.2025 – 07:30. Është raportuar se një mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në rapotin24 orësh të Policisë.

“Ferizaj / 17.06.2025 – NN. Është raportuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin një  person është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma/

Related Articles