Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë euro për mbulim të kostos së policave të sigurimit për mërgimtarët që vinë në Kosovë për pushime.
Nga ekzekutivi kanë njoftuar se subvencionimi i policave do të nisë nga data 1 korrik.
Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 625 mijë e 400 eurove për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.