Kryesuesi i seancës, Avni Dehari e nisi seancin e sotme me avazin e vjetër, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke propozuar që kryeparlamentari të votohet përmes votimit të fshehtë.
Teksa e ftoi PDK-në ta porpozoj emrin e deputetit për anëtar të komisionit, Vlora Çitaku nga kjo parti doli para foltores për ta kundërshtuar nisjen e seancës në këtë formë.
“Kthejuni rendit të ditës. Kjo është shkelje është abuzim”, theksoi ajo.
Dehari kërkoi t’i ndërpritet fjalimi i saj.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj e pati reagimin e njëjtë.
“Abuzim, turp”, tha ajo.
Pas tensioneve të ngritura midis partive, seanca e sotme dështoi, në munesë të votave për votim të fshehtë.
Seanca e re u caktua me 1 korrik, në orën 11:00 / Gazeta Enigma.