Dy të rinj nga Ferizaji kanë humbur jetën tragjikisht, raporton Gazeta Enigma.
Të shtunën, një 23-vjeçar nga Ferizaj, me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Lezhë të Shqipërisë, ku ndodhej për pushime me familjen.
Sipas Policisë së Lezhës, ai kishte mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Familjarët deklaruan se i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore që nga fëmijëria, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë, në orët e para të së dielës, një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku ka humbur jetën 28-vjeçari R. K.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Viktima ishte i moshës 28-vjeçare.