Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet dhe anti-Kosovë

Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet dhe anti-Kosovë

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili mbrëmë tha se kjo parti ende merr instruksione nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Hagë.

“Albin Kurti e ka frikë vetëm Partinë Demokratike të Kosovës. E di se me PDK-në nuk mund të bashkëpunojë, sepse vetë ekzistenca e tij politike është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj luftës çlirimtare, ndaj UÇK-së dhe ndaj themeluesve të shtetit të Kosovës”, shkroi Deliu në një postim.

Sipas Deliut, një bashkëpunim me PDK-në, do ta rrëzonte tërësisht “mitin e rremë mbi të cilin ka ngritur karrierën e tij, një rrëfim i ndërtuar mbi baltosjen e çlirimtarëve dhe mohimin e sakrificës për liri” nga Kurti.

“Kurti nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin”, u shpreh deputetja.

“Ai është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë”, përfundoi ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles