Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me konstituimin e Kuvedit, ka nxitur një valë interpretimesh të kundërta nga partitë politike të vendit.
“Amullia” e krijuar nga intepretimi i cekët i Kushtetueses vetëm se e ka thelluar krizën politike në vend, shkruan Gazeta “Enigma”.
Vendimi i obligon deputetët që brenda 30 ditësh ta përfundojnë seancën konstituive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit – një hap që duket më kompleks se kurrë për shkak të mungesës së konsensusit. Po ashtu nga ky institucion nuk precizohet se çka ndodhë pas 30 ditësh, nëse nuk konstituohet Kuvendi.
Gjykata vlerësoi se moszgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve e bën seancën konstituive të papërfunduar dhe, për rrjedhojë, Kuvendi nuk ka marrë formë ligjore.
“Diçka e pashembullt në analet e drejtësisë kushtetuese”
Profesori i së drejtës, Mazllum Baraliu, në një deklarim për Gazetën Enigma ka theksuar se interpretimi i vendimit nuk është çështje e vullnetit politik apo interesit të subjekteve, por i metodologjisë dhe konceptualitetit të atyre që e kanë përpiluar aktgjykimin.
“Interpretimi është çështje konceptualiteti të vendimit dhe të metodologjisë së punës se atyre që e kanë përpiluar. Nuk mund të jetë vendim i cili mund të jetë i interpretueshëm mjaftushëm dhe knaqshmërisht për 2 milionë qytetarë të Republikës së Kosovës. Është çështje mendimeve të ndryshme të të kuptuarit dhe të lexuarit nga secili, por që ka elemente për secilin subjekt politik (nga aktgjykimi) për të nxjerrë konkluzione, mirëpo problem është që ata janë në pozicion të paknaqshëm dhe nuk iu konvenon ta kuptojnë si duhet dhe ta zbatojnë për të gjetur njëzgjidhje”, thotë ai.
Sipas Baraliut, asnjëra parti nuk ka ofruar një interpretim të saktë të aktgjykimit, pasi të gjitha i janë përmbajtur interesave të tyre, duke rezultuar në një ngërç të gjithanshëm.
“Asnjëra parti nuk e ka interpretuar mirë aktgjykimin. Secila e ka interpretuar në mënyrën e vet dhe janë në pozicionet e njëjta të palakmueshme në këtë situatë sepse nuk i kanë numrat për krijimin e Qeverisë. E njejta vlen për të dyja taboret”.
Baraliu pohon se bllokada në Kuvend nuk mund të vazhdojë përtej afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.
“Bllokada e Kuvendit nuk mund të vazhdojë pas afatit 30-ditësh të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Tashmë partitë politike që i janë drejtuar Gjykatës, e me këtë vendim të asaj, faktikisht e kanë humbur të drejtën që deri në pakufi të shkojnë në përsëritjetë këtyre 48 orëshve.”
Ai thekson se zgjidhja e vetme është zbatimi i vendimit brenda afatit, përndryshe vendi rrezikon të futet në një paralizë institucionale.
“E vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo krizë e thellë, dhe nga kyabsurd politik i sjelljes jonormale dhe të pandershme skajshmërisht, madje edhe të turpshme dhe të papranueshme, të këtyre njerëzve, në Kuvend është që ta zbatojnë vendimin qëzgjidhja të arrihet brenda 30-ditëshit, përndryshë më tutje, ne jemi në paralizë të plotë dhe në vakuum institucional”, shton ai.
“Çfarëdo precedanti që do të bëjë Kushtetuesja, por çfarëdo që do të bëjë ajo, unë mendoj se gabon, sepse, nëse njëherë ka vlerësuar se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi, ai vendim duhet zbatuar në mënyrë obligative. Nuk e di si do të kërkojnë një afat ose vendim tjetër për të njëjtën çështje. Do të ishte diçka e pashembullt në analet e drejtësisë kushtetuese botërore”, përfundoi ai.
Kushtetuta përcakton qartë që s’ka votim të fshehtë në konstituim – mungon një dispozitiv i qartë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thekson se keqinterpretimet, si dhe mungesa e qartësisë konceptuale dhe juridike në aktgjykim, kanë krijuar huti dhe tensione të panevojshme në skenën politike.
“Gjykata ka theksuar se format dhe modalitetet e votimit janë të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Një referim i tillë ngaana e LVV-së është në tërësi abuziv dhe ka qenë i tillë që ngafillimi i kësaj seance të papërfunduar konstituive. Gjykata as në vitin 2014, e as tani, nuk ka thënë asnjëherë që votimi në seancën konstituive duhet të jetë i fshehtë. Përkundrazi, Gjykataka theksuar se format dhe modalitetet e votimit në Kuvendin e Kosovës janë të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit – atëherë dhe edhe sot. Kushtetuta dhe Rregullorja përcaktojnëqartë kur dhe pse votohet në mënyrë të fshehtë. Për seancënkonstituive nuk parashihet një gjë e tillë”.
Hasani beson se ndonëse çështje të ngjashme kanë qenë më herët të qarta në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese – si rasti Pacolli – ky aktgjykim ka mungesë koherence dhe saktësie.
“Ajo çka ka qenë e qartë, ka qenë e qartë. Por në këtë rast, aktgjykimi nuk është i qartë as konceptualisht. Nëse marrimshembullin e vendimit për rastin Pacolli, aty ishte e qartë se kujti referohej – Jakup Krasniqit si ushtrues detyre. Pra, për hir të qartësisë dhe koherencës, është dashur të thuhet saktësisht çfarë kërkon Kushtetuta në këtë rast, duke u bazuar në nenin 900.
Sipas tij, në Kosovë, si në shumicën e vendeve demokratike, aktgjykimet kushtetuese janë të vetëzbatueshme, duke u mbështetur në sanksione morale dhe jo domosdoshmërisht në mekanizma ekzekutivë.
“Kosova i përket shumicës së shteteve ku aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të vetëzbatueshme. Ato nuk kanëmekanizma të drejtpërdrejtë ekzekutivë apo legjislativë, pormbështeten në sanksionin moral.”
Ai shton se mungesa e një dispozitivi të qartë dhe mosdefinimi ipasojave ligjore për mosrespektim të afateve janë elementethelbësore që mungojnë në vendimin aktual.
“Arsyetimet e qarta dhe të mira janë thelbësore për palët. Sot kyështë standardi. Nuk mund të ketë ndjekje penale ndaj askujt përnjë vendim të tillë. Pika tjetër problematike është përcaktimi i afateve. Është absurditet të caktohet një afat pa përcaktuar pasojat. Gjykata ka vendosur afatin, por nuk ka specifikuar pasojat juridike që do të pasonin nëse ai nuk respektohet.”
Hasani përfundon duke artikuluar se çfarë duhej të përmbante aktgjykimi, për të shmangur paqartësitë dhe interpretimet selektive.
“Ka munguar një dispozitiv i qartë, i cili duhej të përmbante se seanca konstituive nuk është përfunduar. Seanca konstituiveduhet të përmbyllet brenda afatit 50-ditor, dhe se partia që ka shumicën parlamentare ka detyrim për të siguruar 61 vota, në një proces politik që respekton Kushtetutën. Pas 30 ditësh, nëse kjo nuk ndodh, e drejta duhet t’i kalojë një subjekti tjetër”, përfundoi ai.
Sërish “terr” juridik në Kuvend – pritet “dritë” nga Kushtetuesja
Pas dështimit të 41-të të seancës konstituive, Partia Demokratike ka njoftuar të enjten se do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, për mënyrën e udhëheqjes së seancave nga Avni Dehari i LVV-së.
Këtë e bëri të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se “janë bërë tri shkelje nga Lëvizja Vetëvendosje”.
“Do ta trajtojmë shkeljen e qëllimshme nga Dehari në tri seancat e fundit, pasi është tentim i ndryshimit të rendit të ditës me komisionin e fshehtë”.
Krasniqi tha se detaje të tjera do jepen më vonë.
Pas paralajmërimit të PDK-së se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për “shkeljet e LVV-së”, të njëjtën po e planifikon edhe LVV-ja, por kjo, jo për vete, po për “shkeljet e partive tjera”.
Kështu të paktën ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki.
Sipas tij, aktgjykimi ka qenë i qartë se si duhet të vazhdohet me seancën konstituive të Kuvendit. Siç ka thënë Kraki, partitë e tjera nuk po votojnë në seancë sepse nuk po e pranojnë rezultatin nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Krejt ata që bëhen eksperta të drejtës kushtetuese duhet ta dinë që kur një gjë thuhet në një vendim të formës së prerë nuk mund ta interpretosh në disa forma. Për keqardhje që pas atij aktgjykimi kemi disa interpretime, që pas takimeve prapë pozicionet nuk kanë ndryshuar, sikur që është për keqardhje insistimi për refuzimin… Kjo ardhja në seancë sa për spektakël, ka nise më i dalë boja edhe kësaj. Qëndrimi në sallë nuk ka asnjë simbolikë. Të kishin vullnet ata, do ta kishin çu dorën”, ka thënë ai.
Ai paralajmëroi se do t’i kërkojnë sqarime Kushtetueses.
“Ne jemi të obliguar që ta kërkojmë ndoshta edhe një mendim të Gjykatës Kushtetuese, edhe një ndërhyrje, që të jetë më e qartë, më precize dhe të mos ia mundësojë secilit të ketë interpretim të dyfishtë ose trefishtë”, tha ai.
Edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar të mërkurën se do t’i drejtohet Kushtetueses, pasi që sipas bindjes së tyre, ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetuese, sepse VV-ja refuzuar të respektojë Gjykatën Kushtetuese.
‘‘Këto janë qëndrime paraprake që e kanë shkaktuar krizën, s’janë kompromise. Pra nuk ka lëvizje prej pozicioneve që e kanë shkaktuar krizën deri më tani. Edhe atë ditë në takim, edhe sot para jush, po e them të njëjtën gjë, nuk mund ta quash kompromis insistimin në propozimin tënd paraprak., Kompromisi pas aktvendimit të Kushtetueses është i pakuptimit, tani duhet të zbatojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përndryshe bëjmë shkelje të rënda ligjore. Dhe natyrisht LDK do t’i drejtohet edhe Kushtetueses në mënyre që ajo të qartësojë aktin e tanishëm. Pas aktgjykimit për bindjen tonë ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetues sepse partia e parë ka refuzuar të respektojë Gjykatën Kushtetuese’’, ka thënë ai./Gazeta Enigma/