SHBA-ja, aleatja kryesore e Kosovës, feston sot Ditën e Pavarësisë

SHBA-ja, aleatja kryesore e Kosovës, feston sot Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati kryesor i Kosovës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, raporton Gazeta Enigma.

Ky vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.

Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.

Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan. / Gazeta Enigma.

Related Articles