Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, sot do të vizitojë Kosovën.
Gjatë kësaj vizite diplomati amerikan pritet të takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, dhe liderët e partive parlamentare.
Më 9 korrik, ai kishte paralajmëruar vizitën në rajon.
“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Uashington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, kishte shkruar ai në platformën “X”.