Prishet luhatësja në Skenderaj, lëndohen nëntë persona – mes tyre tre të mitur

Prishet luhatësja në Skenderaj, lëndohen nëntë persona – mes tyre tre të mitur

Nëntë persona, mes tyre pesë femra, një mashkull dhe tre të mitur janë lënduar nga Skënderaj si pasojë e rrëzimit të luhatëses, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Fatmir Dibra” në Skënderaj, dhe të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Skenderaj e më pas më Spitalin e Mitrovicës.

Lidhur me rastin, janë intervistuar dy persona të dyshuar, pronari dhe punëtori i lojërave, dhe më pas ata janë liruar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.

Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 19.07.2025-23:20. Raportohet se gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull kosovar/e, tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pasi që është prishur luhaja dhe janë rrezuar. Të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën emergjente në Skenderaj e me pas tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar m/k, pronari dhe punëtori i lojërave dhe e me pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/

Related Articles