Katër raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë

Katër raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë në Polici janë raportuar katër raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës një rast është raportuar në rajonin e Prishtinës, një në Istog, një në Klinë dhe një në qytetin e Gjakovës.

“Prishtinë  19.07.2025-14:00. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

“Istog  19.07.2025-09:00. Ankuesja f/k dyshohet se është kanosur nga e dyshuara f/k. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

“Klinë 19.07.2025-21:50. Viktima f/k dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar/e, vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë . Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

“Gjakovë 19.07.2025-10:00. Është arrestuar e dyshuara f/k pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles