Policia deklarohet për vdekjen e dy punëtorëve në Gjakovë

Policia deklarohet për vdekjen e dy punëtorëve në Gjakovë

Policia në rajonin e Gjakovës ka konfirmuar për Gazetën Enigma se dy persona kanë humbur jetën në vendin e punës në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.

“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë”.

Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre.

Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles