Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka folur sot rreth shpenzieve buxhetore të shtetit, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka kritikuar ekzekutivin në detyrë se nuk e ka planifikuar buxhetin në formën e duhur, dhe siç ka thënë ajo “gjatë implementimit përkeqësohet tutje dhe kjo ka ndodhë vit pas viti”.
“Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik – trashegimia e tij qeverisëse është baras me zero. Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por asnjëherë askush s’ka me pasë rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë “kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti””, theksoi ajo.
Bajrami: Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend
