Zhduken një i mitur në Fushë-Kosovë dhe një vajzë në Podujevë

Zhduken një i mitur në Fushë-Kosovë dhe një vajzë në Podujevë

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës në 24-orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.

Në Fushë-Kosovë një grua e ka raportuar të zhdukur djalin e saj të mitur.

“Më datë 18.09.2025 ankuesja ka raportuar se djali i saj i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Ndërkohë që në Podujevë është raportuar e zhdukur një vajzë, e cila ka dalë nga shtëpia më 14 shtator. 

“Ankuesi ka informuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor. 

Të dy rastet janë duke u hetuar. 

Related Articles