Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka thënë se nuk janë prishur me Amerikën, por siç ka thënë ai kanë disa dallime, raporton Gazeta Enigma.
“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizojë zhvillimet e fundit, i siguroj qytetarët tanë se Qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane”, është shprehur Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ai ka thënë se nuk është pezulluar komunikimi me Ambasadën amerikane.
“Sa i përket njoftimit nga ambasada amerikane javën e kaluar, se pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se behët fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Armiken, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e qeverisë tonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t`i minimizoj zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët tanë se qeveria e jonë i trajtojnë seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane”, ka thënë Kurti.