Grenell i takoi përfaqësuesit e rajonit në Nju-Jork, pjesë e takimit ishte edhe presidentja Osmani

Grenell i takoi përfaqësuesit e rajonit në Nju-Jork, pjesë e takimit ishte edhe presidentja Osmani

Emisarin special i presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, dje ka zhvilluar një takim me liderët e vendeve të rajonit.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndonëse në fotografitë e publikuara deri më tani nga ky takim nuk shihet presidentja e Kosovës, rapotohet se Osmani takimit në fjalë i është bashkuar me disa minuta vonesë.

Deri më tani, presidentja Vjosa Osmani nuk ka dhënë asnjë detaj rreth takimit.

Pjesë e këtij takimi ishin presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; ministri i Jashtëm i Serbisë, Marco Gjuriq; ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

Prezent në këtë takim ishte edhe kryediploamtja shqiptare, Elisa Spiropali.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka dhënë disa detaje rreth këtij takimi.

“Një takim i shkëlqyer dje me Emisarin Special të Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell. Fuqizimi i marrëdhënieve 🇦🇱-🇺🇸 mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Rikonfirmuam aleancën e palëkundur të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara — si objektivin tonë kryesor strategjik”, ka shkruar ajo.

I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, muaj më parë e kishte kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke komentuar një deklaratë të Osmanit rreth një qëndrimi të presidentit amerikan, Grenell e kishte demantuar presidenten e Kosovës.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, kishte shkruar Grenell në një postimi në llogarinë e tij në X, në muajin korrik.

Presidentja Osmani nuk i kishte komentuar deklaratë të Grenellit.

Në një konferencë për media në Prishtinë, ajo kishte thënë se nuk i kishte shtuar asgjë deklaratave të presidentit amerikan.

“Atë deklaratë mund ta dëgjoni vetë. S’kam nevojë as ta interpretojë, as të shtojë diçka shtesë. Thuhet brenda pak muajsh kemi arritur paqe. Pra, një deklaratë thotë brenda pak javësh, në një tjetër brenda pak muajsh, pastaj një deklaratë tjetër ku thuhet tri javët e fundit”, ka deklaruar Osmani.

Related Articles