Nënshkruhen marrëveshje me 198 biznese, Kurti: Është shtyllë kryesore për zhvillimin e vendit

Nënshkruhen marrëveshje me 198 biznese, Kurti: Është shtyllë kryesore për zhvillimin e vendit

Të mërkurën Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka organizuar sot ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me ndërmarrjet përfituese të programeve mbështetëse, ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton gazeta Enigma.

Marrëveshjen e cila do të zgjasë 1 vit, Kurti e quajti si “një hap shume i rëndësishëm per ekonomin e Kosovës”.

“Ne po bëjmë mbështetje direkte për bizneset për të kontribuar më shumë ne vendin tonë, 198 biznese kanë përfituar nga kjo marrëveshje, do të këtë ndikim në rritjen e punësimit dhe rritjen e të ardhurave kombëtare, kjo marrëveshje është shtyllë kryesore për zhvillimin kryesor te vendit tonë, kemi stabilitet ne rritje te vazhdueshme, me politikat e tona po mbështesim si asnjëherë më parë qytetarët, nënshkrimi i këtyre marrëveshje është shembull konkurrues ne Kosovë” , u shpreh Kurti.

“Sa më shumë të rriten bizneset e Kosovës, aq me shumë rriten të ardhurat e Kosovës”, tha Kurti.

Ministrja në detyrë e MINT-it, Rozeta Hajdari tha se më parë nuk është investuar në këtë sektor.

“Me punë dhe përkushtim, pra më punën tuaj dhe përkushtimin tonë, do të kemi mundësi më të mira për një zhvillim të duhur për ecurinë e bizneseve të Kosovës, kemi rritur besueshmërinë e përkrahjeve ndërkombëtare, kemi rritur dhe transparencën e aplikimit”, tha Hajdari.

“Bashkë me ju do të ndryshojmë dhe më shume ecurinë e industrisë prodhuese, nesër do të lansojm thirrjen për aplikim për energji të pastruar për mbështetjen e bizneseve, ne synojmë rritjen ekonomike të barabartë ne ekosistem” , tha në fund Hajdari.

Related Articles