Vdes personi që u aksidentua ditë më parë në Çagllavicë

Vdes personi që u aksidentua ditë më parë në Çagllavicë

Ka humbur jetën personi që u aksidentua më 11 tetor në Çagllavicë, raporfton Gazeta “Enigma”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, në këtë aksident ishin përfshirë një automjet dhe një motokultivator, ku si pasojë e përplasjes, një pasagjer i moto-kultivatorit pësoi lëndime të rënda dhe i njëjti vdiq të shtunën.

“Çagllavicë, Prishtinë / 11.10.2025 – 12:00. Më 18.10.2025 lidhur me rastin është raportuar se viktima m/k, i cili ka qenë i lënduar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion’’, ka njoftuar Policia.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK. Ndërsa me vendim të prokurorit, në ditën e aksidentit ishte arrestuar ngasësi i automjetit dhe u dërgua në mbajtje.

Related Articles