Osmani takohet me Princin e Kurorës Saudite, kërkoi viza elektronike për kosovarët

Osmani takohet me Princin e Kurorës Saudite, kërkoi viza elektronike për kosovarët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në një takim zyrtar nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Mbretërore Mohammed bin Salman.

Në komunikatëm për media, bëhet e ditur se në takim mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.

Gjatë bisedës, siç u tha, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Arabisë Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ajo propozoi po ashtu lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës përmes mundësisë së aplikimit për viza elektronike, një nismë që u mirëprit me interes të veçantë nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

“Në takim u theksua përkushtimi i përbashkët i të dy shteteve për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal e global, si dhe gatishmëria për t’i thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet marrëveshjeve të reja dhe zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Arabinë Saudite në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit, bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, arsimit, inovacionit digjital dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet në mes dy vendeve”, shkruhet në komunikatën për media.

Related Articles