Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re, raporton Gazeta “Enigma”.
Tahiri përmes një postimi në Facebook tha se Osmani “mbështeti dy mandatarë të qeverisë nga VV pa qenë e bindur se e kanë shumicën e votave në parlament, mirëpo ajo u bind se do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë të saj si kandidate për presidente”.
