Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një kontroll në një subjekt që merret me shitjen e pajisjeve telefonike ku janë gjetur e konfiskuar pajisje të kontrabanduara vlera e të cilave shkon në rreth 60 mijë euro.
“Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple. Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro”, njofton dogana, që thotë se aksionet e tilla zhvillohen me qëllim të mbrojtjes së tregut, interesit fiskal të shtetit e konkurrencës së ndershme.
Ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe krimit ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme.
