Murati: Opozita bashkë me Listën Serbe janë kundër Albin Kurtit

Murati: Opozita bashkë me Listën Serbe janë kundër Albin Kurtit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se seanca e sotme është tregues se partitë opozitare bashkë me Listën Serbe janë kundër Albin Kurtit.

“Besoj që me sjelljet dhe veprimet e sotme të partive opozitare, ka kulmuar apo është materializuar ën tërësi ajo që kemi thënë nga fillimi, ku tash e 9 muaj partitë opozitare bashkë me Listën Serbe kundër Albin Kurti. Qëllimi i vetëm i tyre është kundërshtimi ndaj Albin Kurtit pa pasur as alternativë, por edhe duke lënë çdo interes shtetëror e të qytetarëve anash”, tha ai.

Ai përmendi edhe seancën e buxhetit ku opozita nuk mori pjesë.

“Me qenë se sot kishim votimin e buxhetit për vitin e ardhshme, buxhetin për tri komunat, marrëveshjet ndërkombëtare, opozita nuk tregoj gatishmëri që ti votoj këto buxhet që të mos mbetshin qytetarë pa këto mjete. Ata thanë që nuk duna të votojnë as buxhet e marrëveshje pa një qeveri. Kur ju ofrua mundësi, përsëri refuzuan. Ai buxhet që ka qenë i KQZ është shpenzuar, duhet të shihen mundësit që brenda kursimeve, apo mbetjeve në organizata buxhetore që kanë mbetu”, deklaroi ai.

Ai u pyet edhe pse një zgjidhje nuk u bë më herët meqenëse ishin përpara 15 ditë, dhe nuk thirrën një seancë më herët.

“Arsyeja ka qenë se ne me të vërtetë kemi shpresuar që do të ketë reflektim racional tek opozita. Mesa mend çohet dikush dhe thotë, nuk e votojë buxhetin. Çohet dikush edhe thotë nuk e formojë  komisionin për me ia miratu buxhetin RTK-së. Kjo është jashtë çdo racionaliteti, asnjë mendje racionale nuk mundet me vlerësu këtë. Mirëpo, opozita që pamë sot është ne gjendje ta bëjë këtë. Ne kemi qenë në një situatë të tillë në 2002”, tha ai.

Related Articles