Sot seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot duke nisur nga ora 9:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt. 

Të tre akuzohen për vrasje të rëndë. Në seancën fillestare më 31 janar të vitit 2025, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa Plava nuk u deklarua e Kokalla tha se nuk do të deklarohej pa u konsultuar për mbrojtje. 

Tom Dodaj u dënua me 5 vjet burgim e 5 mijë euro për shitje të armës me të cilën dyshohet se u krye vrasja. Në Apel avokati i Dodajt ka kërkuar ulje të dënimit. 

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në Prishtinë. Më 1 dhjetor Policia kishte arrestuar Murselin dhe Granit Plavën. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

Related Articles